fbpx

Avokati Joanidis: Pasi u amnistuan për 27 Prillin, duhet të lirohet edhe Grupi i Kumanovës

Avokati maqedonas Jovan Joanidis është deklaruar në lidhje me amnistinë e personave të akuzuar dhe të dënuar për terrorizëm në Kuvend më 27 Prill, shkruan Fakte. Ai ka thënë se meqë këta persona shteti i amnistoi, duhet që edhe Grupi i Kumanovës, të cilët gjithashtu janë të akuzuar dhe të dënuar për terrorizëm, të amnistohen.

Një kërkesësë të tillë kanë paraqitur edhe vetë anëtarët e këtij grupi, të cilët po vuajnë dënimet me burg të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë./FAKTE

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.