fbpx

Avokati i Qoses: Angellov nuk është fajtor për asgjë në ngjarjet e 27 prillit

Ne fjalën përfundimtare, për të akuzuarin Gorançe Angellovski, avokati i tij Dragan Peshevski tha se i ashtuquajturi Qoseto nuk i ka shpërndarë maskat për 68 personat, të cilët kanë hyrë më 27 prill dhunshëm në Kuvend.

Nga pala mbrojtëse e Qosetos, para gjykatës gjithashtu thanë se i akuzuari nuk ka hyrë as në sallën e konferencave e as nuk i ka marrë hard-disqet për t’i shlyer gjurmët nga kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Avokati kërkon të shpallet i pafajshëm në akuzën e prokurorisë për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues e sigurisë kombëtare. Sipas kësaj akuze, nëse Qoseto shpallet fajtor, mund të dënohet së paku me 10 vjet burg.

Në Gjykatën Penale vazhdon seanca, duke dhënë fjalën përfundimtare avokati për të akuzuarin tjetër Igor Jug.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.