fbpx

Avdiu: Ku e keni moralin o shqiptare? E kemi vendose ne mes kembeve te gruas!

Nga Zana Avdiu

Qe nga lindja e femijes, kur foshnja eshte vajze, ajo ngarkohet me barren “e ruajtjes se fytyres” te babes, vllaut, familjes e fisit. Dhe krejtesisht e kunderta, kur femiu eshte djale, atij i kerkohet te jete sa me i ashper, dhe i zoti qe te marre sa me shume “ndere” nga vajzat e te tjereve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burreria.

Por, cka nenkuptojme me ruajtjen e fytyres se babes, vellaut, familjes e fisit? Qe vajza te mos vjedh? Jo! Qe vajza te mos vras? Jo! Qe vajza te mos ta rrahe dikend? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nenkuptojme, ruajtjen e virgjerise. Dhe, vajzes i thujet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sXx me askend”. Keshtuqe, nderi i familjeve tona, qenka mes kembeve te vajzave e grave te familjes.

Mbi kete baze, i ndalohet edhe shkollimi, punesimi dhe dalja ne publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtepia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit te familjes. Pastaj, edhe ne rastet kur vajzat i nenshtrohen nje dhune fizike e seksuale, ato mbajne pergjegjesine e fajit, sepse ato nuk eshte dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre ne publik. Pra, vajzat ne kete rast, akuzohen edhe per ekzistencen e tyre, sepse vete ekzistenca e nje vajze, eshte provokim per burrin. Dhe, duke qene e tille, faji bie mbi supet e vajzes.

Por, si mund ta shlyej kete faj, vajza? Sipas standardit te shoqerise sone, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj, dhe keshtu do ta ruaj nderin e familjes e te fisit. Perdhunimi si akt nuk eshte me rendesi dhe nuk konsiderohet krIiim, por humbja e nderit! E, nese perdhunu i martohet me vik timen, atehere ai e pastron nderin e familjes se vajzes, dhe harrohet cdo gje. Pra, ky eshte denimi per dhunuesin, qe te martohet me vajzen! (ta kujtojme se: edhe viktimat e dhunes sekXx te luftes, jane shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse ne kete rast, viktimen e kane pase te pamundur qe ta martojne me dhunu in e saj, dhe disi eshte dashur ta pastrojne nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bere qe ta paguajne keto gra!).

Ketu nuk eshte me rendesi vuajtja e vajzes, tortura dhe dhuna qe i eshte be dhe qe do ti behet, duke qene e nenshtruar gjithe jeten nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk eshte aspak e rendesishme. Nuk eshte e rendesishme sepse, ajo ka bere faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes. Ajo mbane pergjegjesine qe nuk eshte treguar e kujdesshme, dhe te mos i zgjoj epshet shtazarake te nje burri, dhe keshtu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunu si nuk ka bere gjë, por vajza! (Ta kujtojme, martesa nuk behet per mireqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, cka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e pare me te cilin ka pase lidhje, apo keqtrajtuesin e saj, kur e dime se nje vajze kur e humbe virgjerine, ka humbur vleren e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk eshte e denje te behet grua e dikujt tjeter?

Ndodh keshtu: ajo do te lincohet nga shoqeria, do te perbuzet, do te mbetet rrugeve e do te keqperdoret trupi i saj, deri ne fundin e saj. Ajo do ta vuaje gjithe jeten, fakti i te qenurit njolle turpi per familjen e saj. Kjo shoqeri do ta denoje viktimen, per te ruajtur nderin familjar, e me kete te gjithe shoqerise.

E duke u bazuar ne te gjitha keto, cka mund te presim tjeter nga polici, mesuesi, mjeku e hoxha? Keta jane pjese e kesaj shoqerie, jane edukuar ne kete fryme te shoqerise. Keta jane nga brumi i kesaj shoqerie.

Si mund te presim qe polici, mjeku, mesuesi e hoxha, qe ta trajtoje vajzen si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj? Si mund te presim qe ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer cdo rregull, kur ka dale jashta shtepise? Ajo nuk e ka permbushur obligimin e saj, por keta do ta permbushin.., do ta sulmojne e keqtrajtojë, sepse ashtu do ta forcojne pafundesisht burrerine e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe nje te tille, ate te vajzes.

Dhe, keto ngjarje do te ndodhin per aq kohe, sa burrat do te nxiten te bejne seXX, e vajzave do tu ndalohet. Keto krime do te ndodhin per aq kohe sa ajo qe eshte e ndaluar per grate, eshte vlere per burrat. Keto ngjarje do te ndodhin per aq kohe sa grate do te trajtohen nga shoqeria objekt seXX e prodhimi, e vegla nen sherbimin e burrit. Pra, shoqeria duhet te mbahet pergjegjese per kete, sepse ajo mundeson ngjarje te tilla.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.