fbpx

Aurela Gaçe: Për të gjitha ato gra që janë rritur duke u edukuar se burri të keqtrajton!

Aurela Gaçe

Nuk marshova ne heshtje vetem per nje rast por per te gjitha rastet qe di, per te gjitha grate e vajzat e keqtrajtuara per ato qe kane humbur jeten per ato nëna qe nuk do te arrijne më te jenë prane femijeve te tyre sepse ashtu e vendosi xhelozia e psikopata e mendja e semure e dikujt qe nuk do askend pervec egos se tij prej maçoje e frikacaku.

Per te gjitha ato vajza qe frika, turpi i ben te qendrojne ne heshtje e te marrin plage shpirti cdo ditë derisa “humbasin jetën” për te gjitha ato vajza por edhe djem qe mund te jene keqtrajtuar mos t’ju duket çudi por edhe ata turpi nuk i lë te flasin
Marshova kunder kësaj!
Kunder atyre qe u japin te drejte keqtrajtuesve te cdo lloj forme, me pretekstin se ‘mire ti behet’ e ka kerkuar. Ka provokua.
se kushedi cfare ka bere ajo qe e meritoi!

Tmerr Tmerrr edhe kete fatkeqesisht e degjojme ta shprehin edhe vete grate.

Sa shume nevoje kemi per dashuri.
Isha ne marrshim, per tu solidarizuar me ato nena qe mbase vete jane keqtrajtuar e nuk dine ndryshe por ulin koken e ashtu e mesojne edhe vajzen e tyre se eshte turp se burri te keqtrajtin e ti aty e ke vendin s’ke c’ben se keshtu eshte jeta.

Isha ne marrshim e ne fakt po prisja te shihja perfaqesuesit e shoqatave qe shpesh me kane bere kerkese te jem e pranishme neper koncerte per te mbledhur dicka per t’u ardhur ne ndihme grave femijeve etj! prisja ne fakt qe te ishin ata nismetaret qe ashtu sic na thone se nje fjali e jotja ne nje reklame kunder keqtrajtimot sensibilizon qe ashtu sic na kerkojne ti ndihmojme ne “figurat ” per sensibilizim po ashtu do te doja t’u degjohej zeri jo vetem sot jo vetem neper mbledhje forumesh e shoqatash e fushatash televizive.

pse duhej te prisnim iniciativen e disa vajzave te reja. Ku jeni ju qe nen emrin e ketyre kauzave na kerkoni mbeshtetje?
Po ato grate e vajza ku perplasen ?

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.