ASH: Çdo shtet ka mafien e vet, në Maqedoni shteti është vet mafia


Aleanca për Shqiptarët një ditë pas dështimit për të krijuar shumicën e re parlamentare, ka reaguar përmes një deklarate. Aleanca akuzon pushtetin duke e quajtur atë vetë mafia, ku me anë të shantazheve, kërcënimeve dhe kindapimeve të deputetëve kërkon të mbetet në pushtet.

Kumtesa e plotë e ASH-së:
Çdo shtet ka mafien e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet. Një Qeveri me 59 deputetë krekoset dhe sillet me arrogancë ndaj qytetarëve, ndërsa shpëtimin e kërkon me shantazhe, kërcënime, blerje apo kidnapimin e deputetëve. Një regjim hibrid që thirret në emër të vlerave evropiane, ndërsa gjithë mandatin dhe fundin e tij e karakterizojnë veprime dhe skandale në kundërshtim me këto vlera.Mbrëmë nuk dështoi shumica e re, aq më pak opozita. Mbrëmë u ndez alarmi për të gjithë qytetarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Mbrëmë u dëshmuan të gjitha vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut dhe u konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kur një të zgjedhuri të popullit I pamundësohet shkuarja në punë, atëherë çka mund të ndodhë me qytetarin e rëndomtë.

Mbrëmë Aleanca për Shqiptarët nuk dështoi, por vetëm u konfirmua në anën e së drejtës, në anën e popullit që kërkon ndryshim, ndërsa vetëm dolën fytyrat e vërteta të atyre që luftojnë ndryshimin dhe mbrojnë regjimin me çdo kusht.Lufta vazhdon, edhe më fuqishëm, edhe më pastër, edhe më të vendosur, edhe atë menjëherë. Halil Snopçe, deputet.

Baby Boo