As sot nuk dha dorëheqje Ziadin Sela!


Kryetari i ASH, Ziadin Sela as sot nuk ka dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë në këto zgjedhje lokale. Dorëheqja e tij është shumë e kërkuar si nga aktivistët e partisë por edhe nga qytetarët.

Rezultati i dobët në zgjedhjet lokale ka bërë që çdo dit të kërkohet me ngulm dorëheqja e Ziadin Selës si kryetar i partisë të cilën ai e themeloi. Me vetëm 2 komuna të fituara në këto zgjedhje lokale ASH-ja u thellua edhe më tepër me probleme.

Sela kishte deklaruar para mediave: “Pas zgjedhjeve lokale do të shohim dhe do të flasim për dorëheqjen time. Duhet ta presim edhe rezultatin në Dibër e më pastaj do të flasim përsëri.”

Tanimë kur edhe Dibrën e ka të humbur nuk ka tjetër opcion për Ziadin Selën vetëm se të dorëhiqet dhe t’ia lëshoj vendin ndonjë kolegu partiak për ta marrë timonin e udhëheqjes së partisë.

Baby Boo