Arta Memedi zbulon detaje nga projekti i radhës: “Do të jetë zjarr”


Ajo është pa dyshim një ndër artistet më të suksesshme gjatë këtyre viteve. Arta Memedi, një femër sharmante me shumë stil, një artiste shumë e talentuar në fushën e muzikës.

Fotografia: Shkumbin Limani

Ishte pikërisht viti 2018 ku pas lançimit të këngës “Kom dasht” në bashkëpunim me Moozik, arriti që të godasë fortë në zemrat e publikut shqiptar, duke arritur që kënga të mer plot 20 miljon shikime në YouTube.

Fotografia: Shkumbin Limani

Arta sot vjen për të parën herë në Pa Censurë në një intervistë ekskluzive, duke rrëfyer për sukseset e shumta, vështirësitë për të arritur aty ku është sot, si dhe planet për projektet e saja të rreja.

Cilin nga hitet e tua do ta veçoje nga të tjerët?

Projekti “Kleoarta” është kënga që do e veçoja nga të tjerat shkaku që është një etapë e re në karrierën time muzikore.

Një mësim që ke marrë gjatë këtyre viteve që je pjesë e show bizit?

Me ec ngadalë por sigurtë për të krijuar një imazh që nuk e dëmton veten dhe njerëzit përreth.

Të bëjnë përshtypje komentet negative nga opinioni shqiptar?

Komentet negative nuk i mar personale, ai lloj i komentuesve që shfryhen në jetën e dikujt që shohin sukses dhe në atë mënyrë mundohen ti shërojn komplekset e veta. Unë s’kam kohë për urrejtje.

Si shkon një ditë e Artës?

Me shumë obligime. Gjithçka që shihni në ekran, projekte për të gjitha kujdesem vetë deri në detajin më të fundit, dita ime kalon në kontakt me shumë njerëz, me shumë takime ndërsa mbrëmja më shumë më gjen në studio ose në raste në shtëpi, kohë për veten time kohë për të larguar stresin e ditës.

Arta ti vjen nga një familje artistësh dhe muzikantësh të shquar mund të themi. Kë do të veçoje si një ndër më të mirin?

Po kam shumë familjarë edhe nuk do mund t’i ndaja sepse secili është më i mirë në atë që bën, Leutrim Aliji djali i tezes pianisti më profesional që kemi, Naziktere Iseini tezja ime e cila ka zë të pa diskutueshëm të një dive, Meti daja i cili poashtu është producent dhe patjetër  Astrit dhe Ardit Stafa që i kam kushëri pak më të largtë që pa diskutim thyejn çdo barierë kur bëhet fjalë për profesioniste dhe muziciente me tradite familjare. Kam edhe shumë familjarë tjerë qe janë të talentuar dhe bejne muzikë për hobi.

Ke pasur vështirësi për të arritur këtu ku je sot?

Vështirësi gjithmonë, dorzim as edhe një ditë!
Në luftë për diçka që e dua jam e vrazhdë dhe ska asgjë që merr frymë dhe që më ndalon për me mbri cakun që pretendoj. Hapi rrugët lufto për atë që dëshiron Zoti mundin nuk ta humb.

Mund të na zbulosh diçka nga projekti yt i radhës apo mbetet surprizë për tu parë?

Projekti i ri vjen në fillim të Majit dhe më mirë do ju lë juve që ta vlerësoni, mund të them vetëm një fjalë… Zjarr.

Më e bukur jeta në Prishtinë apo në Gostivar?

Jeta është e bukur aty ku ndihesh si në shtëpi dhe për momentin Prishtinën nuk do e ndaja nga Gostivari, kam shumë kujtime të mira në të dy vendet.

Intervistoi: Vedat Abdi

Baby Boo