Arsovski: “Të mos bëhet panik për çmime të larta”


Nuk duhet të ketë panik me njoftimet për çmime të larta. Ka mekanizma, Qeveria i garanton qytetarët, por edhe biznesmenët se do të vazhdojë të jetë partner me të gjitha palët për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çdo sfide, tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse shteti do ta ndalë rritje sipas shembullit të qeverisë serbe e cila ngriu çmimet e ushqimeve bazë për 60 ditë.

Shteti monitoron situatën në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke përfshirë industrinë përpunuese dhe ushqimore.Qeveria është në dialog të hapur të vazhdueshëm me të gjithë aktorët e ekonomisë. Një komunikim i tillë bëhet përmes Platformës për dialog socio-ekonomik, ku përfshihen partnerët social dhe katër odat më të mëdha, përmes të cilave mbahen takime të rregullta dhe nuk ndërpritet”, tha Arsovski.

Baby Boo