Arrestohet një qytetar nga Kumanova


41-vjeçar nga Kumanova është ndaluar mbrëmë nga policia pasi gjatë kontrollit të tij iu gjet një armë dhe municione.

Më datën 30.11.2021 në orën 19.30 zyrtarë të sektorit për Polici Kriminale – Sektori për tregti të kundërligjshme me droga dhe substanca të rrezikshme dhe SPB Kumanovë, kanë arrestuar A.M. (41) nga Kumanova, njofton Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Vzor” dhe një pistolete me shtatë plumba.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës, thuhet në njoftimin e SPB Kumanovë.

Baby Boo