fbpx

Arbër Ademi ka mbetur i shokuar nga komenti i profesoreshës maqedonase Biljana për aksidentin tragjik, ja çfarë thotë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka mbetur i shokuar nga reagimi i një të ashtuquajture profesoreshë maqedonase Biljana Venkovska e cila gjatë një postimi në FB është tallur me viktimаt e аksidentit të sotshëm duke shkruar: “Çfarë tragjedie dhe ironie Karpallak”.

Ademi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare gjithashtu ka shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, dhe se ndan dhimbjen së bashku me ta në këtë ditë zie për Maqedoninë.

“Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo perfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohezive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë.

Denoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!

Përgjegjësia duhet të pasoj pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akdemike që të reagojnë.

Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajm dhimbjen me familjarët e tyre”, shkruan Arbër Ademi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.