fbpx

Ane Llashkovska nga VMRO DPMNE deklaron se vendimet e ministrisë së Kulturës krijojnë ndarje ndëretnike

Pas reagimeve të shumta gjatë tre ditëve të fundit në opinion, komisionet e veçanta të Ministrisë së Kulturës do të rishikojnë të gjitha projektet e refuzuara në programin e vitit 2019. Në pyetjet e gazetarëve, Komisionet veç e veç u përgjigjën me shkrim. Ata janë të një vlerësimi se rishikimi bëhet për lëshime eventuale teknike kurse në rast se ndonjë projekt në mënyrë plotësuese miratohet, ai do të financohet me mjete plotësuese të padestinuara nga buxheti i Ministrisë së Kulturës. Me këtë, nuk do të shkurtohen mjetet e projekteve tashmë të miratuara.

Opinioni ka ndarë kritikat në baza etnike, duke akuzuar se përparësi u është dhënë projekteve të krijuesve shqiptarë dhe duke u lënë pa financuar projekte tradicionale maqedonase. Përveç disa artistëve maqedonas, kanë reaguar edhe aktorët politik. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se me këto vendime të Kulturës përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike.

Këtu bëhet fjalë për çështje shumë serioze të cilat hynë në marrëdhëniet ndëretnike dhe për të cilën shqetësohemi, pa asnjëfarë kriteri. Edhe një shikim sipërfaqësor tregon se nuk bëhet fjalë për kritere kulturore me vlerë por në lojë është politikë ndarjeje në “të tonët” dhe “të tyre”. Kjo dhemb më shumë. Me këtë, për fat të keq, ministri i nënçmon edhe veprimtarët shqiptar të kulturës. Ai ka nevojë të ngrihet mbi ta si “patron”, si shpëtimtar i kulturës së tyre – deklaroi Ane Llashkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Veprimtaria muzikore dhe ajo dramatike kanë qenë më të targetuara nga kritikuesit. Në rrjetet sociale nuk është pritur mirë mos-financimi i Jazz Festivalit në Shkup dhe Offest, ndërkohë që janë miratuar mjete për një festival të zhanrit të njëjtë në Tetovë. Ministri i Kulturës Asaf Ademi, në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se gjatë vlerësimit janë respektuar kriteret për të gjithë njësoj, kurse sa u takon festivaleve në fjalë, ai për mediat ka thënë se nuk i kanë plotësuar kriteret administrative gjatë konkurrimit. Gjatë ditës Ademi ka qenë jashtë vendit dhe nuk ka komentuar ritakimin e komisioneve për vlerësim. Për dallim nga Ministria e Kulturës, nga Qeveria kanë thënë se nëse ka bazë, konkursi mund të shpallet i pavlefshëm dhe të shpallet nga fillimi. Nga gjithsej 5560 aplikime, Ministria ka pranuar të financojë 2781.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.