fbpx

AMNISTOHEN EDHE 3 UDHËHEQËSIT E PROTESTAVE TË 27 PRILLIT

Gjykata Penale deri më tani ka marrë vendim për të amnistuar 15 persona nga gjithsej 66 që kanë kërkuar të lirohen nga akuzat. Siç njofton gjykata, përveç deputetëve dhe disa personave të tjerë, do të amnistohen edhe udhëheqësit e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Boris Damovski, Vllado Jovanovski dhe Bogdan Ilievski.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Prokuroria Themelore e Shkupit njoftuan sot se ata kanë dhënë mendim pozitiv për amnistinë e 16 personave, që është vetëm një rast për të cilin Penalja nuk e ka konsideruar vlerësimin e prokurorisë.

Për 50 të tjerët prokuroria pati vlerësuar se nuk i plotësojnë kushtet për amnisti, sipas ligjit.

Dje u mor vendim për t’i liruar nga akuzat, deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov. Por u amnistuan edhe të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski. U amnistuan edhe Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski dhe Ilija Sllavevski.

Ferikan Iljazi Arifi

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.