fbpx

Amerikanët, bojkot Kosovës si reagim për “taksën”

Vizita në Kosovë e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, është anuluar për shkak të tarifës së vendosur nga ekzekutivi kosovar ndaj prodhimeve serbe, si dhe refuzimit të qeverisë për heqjen e tyre.

omandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama e njoftoi përmes një letre presidentin Hashim Thaçi për anulimin e kësaj vizite, duke e cilësuar një lajm jo të mirë për vendin.

Në letër thuhet se, zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar se Uashingtoni po shqyrton edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, megjithatë, nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara.

“Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, thuhet në përgjigjen e dhënë prej saj, “Zërit të Amerikës”.

Por, edhe vet pezullimi i vizitës së gjeneralit është tregues i qartë i pakënaqësisë amerikane me taksën, që ka nxitur Beogradin të ngrijë procesin e dialogut me Prishtinën.

Orr duhej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11 të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar në vazhdimësi Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por, kërkesa amerikane ka shkaktuar ndërkohë përplasje brenda vet koalicionit qeveriesës. Kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që taksa të mbetet në fuqi, deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, ndërsa kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, ashtu si dhe presidenti Thaçi, kanë kërkuar që t’iu vihet veshi thirrjeve të aleatëve.

Top Channel

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.