Ali Ahmeti uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit!


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 22 Nëntorin, ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe.

“Mbi kauzën e drejtë të ruajtjes së shqipes sonë të lashtë ka qëndruar i përjetshëm indi ynë kombëtar. Në shenjtërinë e Alfabetit të Kongresit të Manastirit është vetë burimi i pashtershëm i përparimit, i krenarisë sonë kombëtare dhe i edukimit të vegjëlisë në frymën e atdhedashurisë.Nderim dhe mirënjohje sot në 113 vjetorin e atij momenti historik për të gjithë ata veprimtarë që ngritën në piadestalet e përjetësisë gjuhën dhe vlerat tona kombëtare” thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Baby Boo