fbpx

Aksident trafiku në Strugë, lëndohen dy persona

Me 29.12.2018 në ora 12.50 është lajmëruar në polici se në rrugën lokale në nga fshati Kalishtë për në fshatin Frangovë, Strugë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “BMV” me targa nga Ohri e drejtuar nga C.S.(33) nga fshati Draslajca, Strugë, dhe veturës së tipit “Fiat Panda” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga L.N.(32) nga Velesi.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi C.S. dhe bashkëudhëtarja nga vetura, D.N., të cilët me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo-Ohër’. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Strugë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.