fbpx

“Ajo çka po shoh ne protesten e studenteve ne Shqiperi, eshte vetem turp”

Zana Avdiu

Protesta eshte e drejte, por ajo cka po shoh ne protesten e studenteve ne Shqiperi, eshte vetem turp.

Studente qe kerkojne pak “drejtesi”, duke u mundu me linçu nje pjese tjeter te studenteve/shoqerise.

Nje proteste sado qe kerkesat i ka te drejta, kur perbehet nga njerez te cilet jane diskriminues, linçues, ndaj vetë kolegeve te veta, nuk meritojne mbeshtetje.

Sa menduam qe po ndodh “Parisi” edhe te na, po zgjohet vetedija qyteteare edhe te na, del dhe i sheh pankartat ne mes proteste, te cilat jane shtypese, linçuese, neveritese, dhe e kuptojme qe jemi fundi i botes.

Qe jemi fundi i botes, na e beri me dije edhe nje blogere qe erdhi nga nje vend pertej oqeanit, se cfare shoqerie diskriminuese, seksiste, e pamoralshme, shtypese, lincuese jemi…, ajo cka e bejne mediat tona ndaj grave, nuk dallon asgje nga studentet, profesoret qe moralizojne, e po kerkojne drejtesi. Pra, nuk eshte asnje dallim nga studentet/populli, mediat dhe qeveria. Jane e njejta gje!

Pastaj, thirrja “duam tarifa te vogla sa Erion Braçe” eshte maja e çnjerezores. Niveli me i ulet i mundshem.

Cka ka te keqe te jesh i shkurte? Cfare mesazhi po jep me kete? Qe pervec grave,t’i diskriminojme edhe njerezit e shkurter? Bullshit!

Cka me prite nga keta studente, po ta zeme se e rrezuan qeverine dhe erdhen ne pushtet? Asgje! Vec qe do te pasurohen, do shtypin, do lincojne…asgje me shume!

Si duket, eshte e pamundur qe ne mesin e ketij populli me nxjerre dicka te mire.

Turp ju qofte!

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.