(VIDEO) PËRGJAKEN RRUGËT E MAQEDONISË, PESË VIKTIMA NË NJË DITË

Rrugët e Maqedonisë dje ishin përgjakuar nga një mori aksidentesh në të cilat humbën jetën pesë persona, dhe disa të tjerë u lënduan.

Rasti i parë i shënuar në buletinin e policisë është një aksindet në autostradën Shkup-Veles ku një makinë e tipit  Reno Megan me targa të Koçanit, ka humbur kontrollin. Shoferi 35 vjeçar, si dhe bashkëdhëtari 36 vjeçar kishin ndërruar jetë në vendin e ngarjes. Që të dy ishin banorë të Koçanit. Trupat e të ndjerëve janë dorëzuar menjëherë në Institutin për  mjekësi ligjore për autopsi.

Në orën 20, në rrugën rajonale Prilep-Manastir, një aksident tjetër fatal. Ishin përplasur tre makina. Në aksident merrnin pjesë një makinë e tipit Mercedes, me targa të Manastirit të cilën e voziste një 38 vjeçarë nga Negotina, një makinë Audi A6, me targa Prilepi, të cilën po e voziste një 34 vjeçar nga fshati Kanatllarci i Prilepit, dhe këtij aksidenti i ishte shtuar edhe makina e tipit Golf të cilët po ngiste një 37 vjeçar. Vozitësi i Golfit dhe bashkëudhëtari i tij kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Të lënduar ishin edhe udhëtarët e makinës Audi A6 që ishin dërguar menjëherë në spital për mjekim. SPB Tetovë ka marrë përsipër hetimin dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë , respektivisht në dalje të Kumanovës, një makinë e tipit Tojota Jaris me targa Shkupi që po e voziste një 45 vjeçar, ka goditur një këmbësor 73 vjeçar nga qyteti i Kumanovës. Këmbësori kishte ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i tij ishte dorëzuar për autopsi.

Dje dhe sot janë regjistruar edhe dhjetëra aksidente të tjera me të lënduar më lehtë ose më rëndë, por që i kanë shpëtuar rrezikut për jetë.

SHENJA/

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.