SOLIDARIZIMI I BANORËVE TË TIRANËS ME STUDENTËT, HAPIN DYERT E SHTËPIVE PËR TË RINJTË E RRETHEVE (FOTO)

Shumë qytetarë nga Tirana janë solidarizuar me protestën e studentëve.

Ka edhe nga ata qytetarë të cilët në pamundësi për të qenë pjesë e protestës kanë hapur dyert e shtëpive për studentët rretheve të cilët nuk mund te kthehen nëpër shtepitë e tyre.

Kjo është një mbështetje për studentët që vijojnë protestën e tyre në ditën e katërt.

Prej katër ditësh një numër i madh të rinjsh bëjnë rezistencë përpara ministrisë së Arsimit ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme një grua shpërndau bukë për studnetët që kishin orë të tëra që protestonin përpara ministrisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.