SHPENZIMET E JETESËS NË MUAJIN NËNTOR MË TË LARTA PËR 1,2 PËR QIND

Enti shtetëror për statistikë informoi se shpenzimet e jetesës në muajin nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin e këtij viti ulje për 0,2 për qind. Çmimet me pakicë në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar janë më të larta për 1,9 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin kanë ulje prej 0,5 për qind.Ulje të indekseve të shpenzimeve të jetës në nëntor të vitit 2018, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek pemë e freskëta dhe të ngrira për 14,3 për qind, perimet e ngrira përveç patateve për 1.6 për qind, vaji dhe vajrat, perimet e thata, perimet tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0.8 për qind, qumështi për 0.6 për qind, prodhimet tjera të furrës për 0,3 për qind, mielli dhe drithërat tjera, jogurti për 0,2 për qind.Gjithashtu, ulje të indekseve të shpenzimeve të jetës është vërejtur edhe tek transporti me aeroplan për udhëtarët për 7,4 për qind.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.