Provokon Arian Çani: A qëndron Erion Veliaj pas protestës së studentëve?

“A është Erion Veliaj regjisori i fshehtë i protestave studentore”. Me këtë titull gazetari Arian Çani provokoi që në nisje të emisionit të tij, mbrëmjen e së premtes. Sipas idesë së tij Çani hodhi dyshime se ajo mund të mbështetet në prapaskenë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkak të përplasjeve që kanë këta të dy. Moderatori i “Zonë e lirë” tha se nuk e beson që protesta të jetë “pa kokë”.

“Kush po e organizon protestën? Nuk është pa kokë. Nuk ka protestë pa kokë. Kujt i intereson kjo protestë? Ne e dimë që Veliaj kontrollon shoqatat, kontrollon mediat” – tha Çani. Ai tha se opozita do të kërkojë të përfitojë prej saj, por nuk rast të rrëzimit të Ramës, e majta mund t’i fitonte zgjedhjet me Veliajn në krye sepse sipas tij opozita ende nuk ka forcën e duhur. Çani tha se protesta e studentëve është e ngjashme me atë të armëve kimike ku Rama nuk u thoshte dot “JO” amerikanëve dhe ngriti qytetarët në protestë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.