Policia serbe ndalon në kufi deputetin e Kuvendit të Kosovës

Loading...

Në pikën kufitare në Merdare, xhandarmëria serbe ka ndaluar një deputet të Kosovës.

Bëhet fjalë për deputetin Sllobodan Petrovic, i cili ishte duke udhëtuar për në Serbi për një vizitë familjare.

Reagimi i qeverisë:

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranaur sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyrjeve nga autoritetet serbe.

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpiten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë. /

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.