Po ndodh/ Studentët permendin emrat e pedagogëve që u marrin para

Ajo që po ndodh aktualisht në protestën e studentëve, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Nëpërmjet një megafoni duke e shoqëruar me thirrjet “Turp”, studentë kanë përmendur një sërë emrash pedagogësh të cilët sipas tyre marrin para për provime”.

Studentët kanë përmendur të paktën emrat e 20 pedagogëve nga të gjithë fakulteveve që janë të përfshirë në korrupsion

I pyetur në lidhje se si i kanë gjetur emrat, një student është përgjigjur: “Janë emra të cilët kanë ardhur nga të gjithë studentët, për të kaluar provimet”

“Pedagogët i bëjnë provimet në nivel olimpimade ose me qëllim që tu bashkohesh kurseve të tyre, ose të japësh para për ti marrë ato provme”. shtoi studenti që nuk kërkoi të identifikohej.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.