‘PLAS’ E FLORIT MUMAJESIT SHPALLET KËNGA FITUESE E KËNGËS MAGJIKE

Kënga ‘Plas’ e këngëtarit dhe kantautorit Flori Mumajesi është shpallur fituese e festivalit të Këngës Magjike 2018.

Më këngën ‘Plas’ këngëtari jo vetëm që iu rikthye muzikës pas një pauze të gjatë, por ajo u prit mjaft mirë nga kolegët, të cilëve Flori u rrëmbeu zemrën duke bërë që ata ti jepnin pikët maksimale në konkurim.

Kënga krijoi dhe thashetheme të shumta sepse u mendua se ajo ishte një dedikim dashurie, por Flori u kujdes vetë që të shpjegonte kuptimin e saj.

‘Duke qenë se është spekuluar aq shumë për këtë këngë sikur është një dedikim, sot e them për
herë të parë se është një dedikim për personin më të rëndësishëm të jetës sime: Të dua mam’, u shpreh ai në mes të skenës, ndërkohë që dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut nuk reshtën së mbështeturi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.