Pas këtij koncerti të zbehtë në veri, Ceca mund të kthehet e dëshpëruar në Serbi

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të ketë shumë persona në koncertin e Svetlana Raznatovic në veri të Mitrovicës, ndryshe doli të jetë në realitet.

Koncerti filloi me gjysmë ore vonesë dhe një numër i vogël i qytetarëve ishin të pranishëm për ta shikuar nga afër Cecan.

“Unë nuk do t’ju flas, unë do të këndoj për ju” ishin fjalët e këngëtares serbe, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ky organizim i Listës Srpska erdhi pas vendosjes së taksës 100% për gjitha produktet serbe dhe boshnjake në Kosovë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.