Ky është amerikani që i dha bekimin formimit të Ushtrisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg doli hapur kundër Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.

Mirëpo, “aminin” Ushtrisë së Kosovës në SHBA ia kishte dhënë dikush tjetër. Bëhet fjalë për sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.Kosova e kishte marrë konfirmimin për Ushtri më 29 shtator, kur Mattis në Pentagon priti kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.Në takimin me krerët më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, kryeministri Haradinaj ritheksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë. Kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretarin Mattis për të gjitha të arriturat e vendit, në veçanti për procesin e nisur të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kështu thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit të Haradinajt me Mattis.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.