Kabineti kryetarit Ivanov: Josifovski më 27 prill ishte te….

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov reagon ndaj akuzave të LSDM-së dhe vlerëson se është përpjekje e dëshpëruar e partisë ta akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të Kabinetit, Boris Josifovski, për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit. Nga atje thonë se ai është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe dhe se s’ka asgjë në kundërshtim që ka qenë në selinë e partisë.

“E rikujtojmë LSDM-në se Boris Josifovski është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe si anëtar i asaj partie nuk ka asgjë në kundërshtim të jetë i pranishëm në selinë e partisë. Në të njëjtën kohë theksojmë se prania nuk nënkupton dhe përfshirjen në aktivitet konkrete. Prania e Josifovskit në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill ishte me qëllim ta realizojë takimin e caktuar që nuk ka asnjë lidhje me koordinim të ndonjë aktivitet për shpallje gjendje lufte apo gjendje e jashtëzakonshme. Që kur ishte i thirrur nga ana e kryetarit Ivanov me qëllim për ta thirrur Kabinetin, josifovski u kthye në vendin e punës”, thonë nga Kabineti

Në fund thonë se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, liria e lëvizjes është e drejtë e garantuar, përveç nëse nuk ka ndodhur ndonjë realitet tjetër që, siç thuhet në kumtesë, ne nuk e dimë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.