Gjendet ar.matim në një shtëpi në Gostivar

Loading...

Policia në shtëpinë e një të mituri 16-vjeçar në Gostivar në fshatin Sencë ka gjetur ar.më që dyshohet se janë përdorur gjatë një vjedhje. I mituri dhe babai i tij janë ndaluar nga policia.

Nga Ministria e Brendshme thonë se dje në periudhën prej orës 15.50 deri në orën 17.40 në fshatin Sence të Gostivarit, pas urdhrit nga Gjykata Themelore e Gostivarit, në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale në Gostivar policia ka kontrolluar shtëpinë në të cilën jetonte i mituri 16 vjeçar.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar një push.kë “Crvena Zastava” (karabinë) me dylbi të montuar, thi.kë metalike, dy push.kë gjuetie të shpërbëra dhe çmontuara një ar.më të kalibrit të vogël, llambë elektrike, dylbi dhe një sharr.ë elektrike me zinxhir.

Nga Ministria e Brendshme thonë se konfiskimet janë foto dokumentuara dhe janë dërguar për ekspertizë ndërsa dyshohet se ar.mët e gjetura janë përdorur në grabitje.

I mituri dhe babai i tij I.M. (66) janë ndaluar nga policia.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.