Ceca me halucinacione në Veri: I duken se kanë qenë 10 mijë veta në koncert

Këngëtarja serbe Ceca, e cila sot ka performuar në Veri të Mitrovicës, përmes rrjeteve sociale ka publikuar vazhdimisht pamje nga koncerti.

Pas përfundimit të këtij koncerti, këngëtarja ka treguar emocionet që kishte të këndonte para publikut në Kosovë dhe u shpreh se kishin marrë pjesë mbi 10 mijë veta në atë koncert.

Koncerti i Cecës numëronte shumë më pak qytetarë serbë që kishin dalë në protestë. Mediat kanë raportuar se ishin më pak se 500 veta, shkruan Express.

Pavarësisht asaj që shihet edhe në fotografi, se numri i të pranishmëve ishte shumë më i vogël nga ajo shifër që e dha Ceca, ajo e konsideron këtë koncert si një nga momentet më emocionale në jetën e saj.

“Një nga momentet më emocionuese në jetën time. Mbi 10.000 veta në koncertin tim.”, ka shkruar ndër të tjera Ceca.

Kujtojmë që këngëtarja këtë koncert e mbajti në kuadër të një proteste të organizuar nga serbët kundër taksës 100% që i ka vendosur Qeveria e Kosovës produkteve serb.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.