27 prilli, “Të verifikohen dëshmitë e të akuzuarve”

Loading...

Aleksandër Vasilevski – Ninxha në sallën e gjyqit mbrohet në cilësinë e të pandehurit, e jo të dëshmitarit. Prandaj, avokatja Ruzhica Nikolovska vlerëson se çdo mbrojtje të të pandehurve, gjykata duhet ta vlerësojë në korelacion me dëshmitë materiale dhe deklaratat e dëshmitarëve të tjerë.

Ai nuk jep mbrojtjen e tij siç e jep dëshmitari deklaratën ose dëshminë e tij duke dhënë një betim. Kushdo që jep një dëshmi për mbrojtje do ta japë atë në një mënyrë që ai e konsideron të jetë në favor të tij, por kjo nuk do të thotë se është ashtu. Ju, si i pandehur kur mbroheni, keni të drejtë të thoni absolutisht çfarë të dëshironi, gjë që nuk është patjetër në harmoni me të vërtetën”- tha Ruzhica Nikolovska, avokate e të pandehurit Goran Gjoshevski.

Profesorja Besa Arifi e mbështet këtë tezë dhe thotë se në një procedurë penale nuk ka rëndësi kush çfarë ka thënë brenda ose jashtë sallës së gjyqit, por kush çfarë mund të dëshmojë. Megjithatë ajo thekson një element tjetër të rëndësishëm.

– Të njëjtën deklaratë Ninxha e ka dhënë që në fazën e hetimit para Prokurorisë në qershor mendoj …

Po. Nëse po, Prokuroria është dashur të ndërmarrë veprime procedurale në momentin kur kjo deklaratë është bërë në atë fazë të hetimit dhe në lidhje me atë të marrë deklarata nga njerëzit të cilët ishin përmendur në një dëshmi të tillë. Tani nuk e dimë nëse prokurori ka thirrur dikë në atë fazë. Nga ajo që tani po aktualizohet, krijohet përshtypja se kjo gjë nuk është bërë, ose të paktën ne nuk e dimë se është bërë”- tha Besa Arifi, profesoreshë universiteti.

I pandehuri “Ninxha” në gjykatë theksoi se inkursioni në Kuvend më 27 prill, është koordinuar nga kati i tetë në ndërtesën e VMRO-DPMNE-së dhe udhëzimet i kanë dhënë Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, Spiro Ristovski, Mitko Çavkov, Biljana Brishkoska Boshkoski dhe në sallë thuhet se kanë qenë të pranishëm edhe Boris Josifovski nga zyra e Presidentit Ivanov, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Pas kësaj, Prokuroria informoi se çdo deklaratë e dhënë duhet të mbështetet me dëshmi të tjera, dhe ato do të mblidhen në vijim. Më herët, pasi përveç “Ninxhës” edhe tre nga pandehurit për “27 Prillin” në mbrojtjen e tyre e theksuan si një nga organizatorët e sulmit, u arrestua edhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski. Për të, Prokuroria argumenton se janë dhënë më shumë deklarata të njëjta dhe relevante.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.