Zbulohen dy kilogram lëndë narkotike në Aeroportin e Shkupit

Në Aeroportin e Shkupit, Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka parandaluar tentimin për kontrabandim të lëndëve narkotike. Zyrtarët doganor kanë zbuluar rreth 2 kilogram kokainë.

“Më 5.12.2018 rreth orës 20:30 me fluturim nga Cyrih, në hyrje të Maqedonisë është kontrolluar në mënyrë të detajuar një shtetas i Venezuelës. Në bagazhin e tij janë gjetur rreth 2 kilogram materie e bardhë, e cila gjatë testit ka rezultuar të jetë “cocaine hydrochloride””, thonë nga Drejtoria e Doganave, percjell Fakte.

Ata shtojnë se pas marrjes së rastit nga ana e Inspektorëve të Departamentit të Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit publik, kokaina është dorëzuar për hetime.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi në Maqedoni arrin vlerën e 140 mijë eurove, ndërsa në shitje me pakicë do të arrinte vlerën deri 570 mijë euro.

Drejtoria Doganore kundër të dyshuarit ka ngritur padi penale për veprën “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.