Të gjithë pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” nga sot në grevë urie, i drejtohen me kërkesë kryeministrit Zaev

Nga sot 07.12.2018 të gjithë pjesëtarët që morrën pjesë në luf.timet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë futur në grevë urie. Një pjesëtar i këtij grupi për Pa Censurë deklaron:

“Nga sot më datë 07.12.2018 i gjithe grupi qe gjendemi ne bur.gun e Idrizovës i jemi bashkuar grevës së urisë , tashmë kërkesat janë të njohura .
Vetë kryeministri i këtij vendi ka deklaruar që ky rast është i montuar nga qeveria Gruevski dhe duhet hetim nderkombëtar edhe Ministri i Puneve te Brendshme ka deklaruar para një viti se tashmë ka filluar hetimi ndërkombetar , e ne presim shkallën e dytë gjë që nuk ka drejtësi as në të parën as në të dytën neve na ka ngritur akuzën Gruevski me kriminelet e tij e sot ai nuk është prandaj duhet te lirohemi ndryshe nuk do pajtohemi me këtë verdikt asnjëherë”. Pa Censurë

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.