Qeveria nuk njeh dorëheqjet në Veri, nuk lejon as zgjedhje të reja

Qeveria i ka bllokuar veprimet që do të çonin në zgjedhje të parakohshme në veriun e Kosovës, nën arsyen se kryetarët e të katër komunave në letrat e dorëheqjes nuk i janë referuar Kosovës me denominimin kushtetues. Krahas kësaj, Ekzekutivi nuk ka planifikuar as sanksione për veprim jokushtetues të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Dhjetë ditë më parë kryetari i Mitrovicës Veriore, ai i Leposaviqit, i Zveçanit dhe kryetari i Zubin-Potokut deklaruan dorëheqjet, si shenjë pakënaqësie ndaj taksës në shkallë 100 për qind që Qeveria ka vënë për produktet me origjinë nga Serbia, si dhe për arrestimet e serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ata kanë deklaruar edhe shkëputjen e komunikimit me institucionet e Kosovës. E në letrat e dorëheqjes që i kanë deponuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kosovës i janë referuar me “Kosovë e Metohi”, emërtim që Serbia e përdor për shtetin të cilin e konsideron krahinë të veten.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.