Propozim-ligji i ri, PSP-ja do të mund të ndjek penalisht edhe presidentin

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e propozim-ligjit për Prokurorinë Speciale, me të cilin pritet të ndryshohen kompetencat e prokurorisë për veprat penale.

Deri tani Prokuroria Speciale ka qenë kompetente të hetojë dhe ndjek penalisht veprat të cilat kanë dalur nga përmbajtje e përgjimeve ilegale e komunikimeve mes viteve 2008 dhe 2015, të njohura në opinion si “bomba”.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë parashihet që PSP të mund të hetojë dhe ndjek penalisht veprat nga presidenti i Maqedonisë, ambasadorë dhe përfaqësues tjerë të jashtëm dhe persona të emëruar nga presidenti, të zgjedhur ose emëruar nga Kuvendi, Qeveria, në gjykata, prokurori, Këshillin Gjyqësor dhe kryetarët e komunave.

Parashihet që PSP të ndjek penalisht edhe persona të partive politike, si dhe nga fusha e ambientit jetësor, trashëgimisë kulturore, financave publike, ekonomi, forcat e armatosura dhe tjera.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.