Nesër trazira të mëdha në Paris, ambasadori Timonie alarmon për kaos ekstrem

Loading...

Qytetarët të cilët për momentin jetojnë në Paris, rekomandohet që gjatë ditës së nesërme të mos dalin në vende publike për shkak të protestave të paralajmëruara, informoi Ambasada e Maqedonisë në Paris. Nga atje porosisin që qytetarët të shmangin zonën qendrore në sheshet Konkord dhe Bastil, Porta Triumfale dhe Kuvendi Nacional. TV21 e pyeti ambasadorin e Francës në Maqedoni nëse është në rrezik siguria e qytetarëve.

“Informacionet e Qeverisë së Francës janë se mund të ketë trazira të mëdha. Mjaftojnë disa veprime ekstreme që të shkaktojnë dëme të mëdha”, tha Kristian Timonie, Ambasador i Francës në Maqedoni.

Duke marrë parasysh faktin se në vendin tonë shumë shpesh organizohen protesta, e pyetëm ambasadorin nëse i përkrah protestat në Maqedoni.

“Ambasadorët mund të mbështesin vetëm manifestimet e organizuara nga Qeveria”, u shpreh Kristian Timonie, Ambasador i Francës në Maqedoni.

Periudhën e kaluar, Parisi e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës dhe mediumeve për shkak të protestave të shpeshta. Fillimisht, u organizuan protesta kundër rritjes së çmimit të derivateve, për të vazhduar me protestat e studentëve, ndërsa nesër pritet që të ketë më shumë veprime ekstreme krahasuar me veprimet e periudhës së kaluar. Janë arrestuar rreth 400 persona, janë lënduar 133, prej të cilëve 23 janë pjesëtarë të forcave policore. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit për t’i larguar protestuesit. Pjesëmarrësit në protesta e quajtën veten “jelekë të verdhë” sipas ngjyrës së pajisjeve të vozitësve që i mbajnë në situata të rrezikshme. Për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve, E Majta e Francës, të hënën do të dorëzojë kërkesë për mocion mosbesimi të Qeverisë së Makronit në Dhomën e Ulët të Kuvendit francez. Ambasadori Timonie tha se ky është akt i demokracisë, por nuk beson se do të arrijë sukses për shkak të shumicës së deputetëve të partisë së presidentit Makron.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.