Nasim Haradinaj: Turp t’i ndahet pagë gruas së Rugovës

Nënkryetari i Veteraneve të luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj e ka kritikuar Ramush Haradinajn për vendimin që bashkëshortes së Ibrahim Rugovës, Fanes t’i ndahet një pagë mujore prej 1 000 euro dhe makina.

Ai kathënë se duhet t’i vie turp tij që e ka marrë këtë vendim dhe asaj që i pranoi këto mjete.

“Turp edhe kjo. Shumë i gabuar. Ajo i merr edhe 30 mijë euro për shpi, nëse është ashtu, ku është nëna e Bahri Fazliut, Hakif Zejnullahut dhe nënat tjera të dëshmorëve? Kjo është turp; ai që e ndan edhe ajo që i merr”, ka thënë Haradinaj në Frontal live të T7.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.