Me plot emocione dhe të qara largohet nga partia CDU Angela Merkel

1001 delegatë të partisë gjermane, CDU e kanë zgjedhur kryetaren e re, që do të jetë pasardhëse e Angela Merkel.

Por, lamtumira për zonjën e fuqishme, Angela Merkel nuk ka qenë aq e lehtë.

Me plot emocione, kancelarja gjermane i dha fund nga posti i drejtueses së partisë pas 10 vitesh.

Si rrallë herë, emocionet kapluan zonjën e fuqishme gjermane, ndërsa lotë e emocione shiheshin edhe në fytyrat e delegatëve të CDU-së.

Merkel mbajti fjalimin lamtumirës, për herë të fundit si kryetare e partisë, fjalim që i zgjati plot 35 minuta./Indeksonline/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.