Ligji i ri parashikon që Prokuroria Speciale të shndërrohet në Prokurori të përhershme (video)

Ministria e Drejtësisë Propozon që Prokuroria Speciale të mbetet trup i veçantë sikurse që ishte deri më tani, vetëm me emrin e transformuar Prokuroria Speciale dhe me afat të pakufikuar për ngritje të akuzave. Sipas propozim-ligjit të përpiluar nga Drejtësia, PSP do të ketë edhe kompetenca të zgjeruara për përndjekje, dhe nuk do të kufizohet brenda viteve 2008 deri 2015, siç ishte deri më tani.

NENI 22 I PROPOZIM LIGJIT PËR PSP

“Prokurori Publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike, mund të ngrejë padi apo të urdhëroj ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj”

Me propozim-ligjin parashikohet që Prokuroria Speciale të mund të hetojë dhe ndjekë edhe veprat penale të presindetit, ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë të huaj në Maqedoni. Mund të ndjekë edhe personat e emëruar nga presidenti, funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në dhe nga Parlamenti, Qeveria, Gjykata, Prokuroria publike, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve publik dhe kryetarët e zgjedhur të komunave në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit.

PSP mund të përndjekë edhe persona përgjegjës në partitë politike, për vepra eventuale kundër zgjedhjeve. Por mund të përndjekë edhe vepra nga mjedisi jetësor dhe natyra, trashëgimia kulturore dhe fenomenet e rralla natyrore, financat publike, qarkullimi pagesor dhe ekonomia. Prokuroria e përhershme speciale do të ndjekë edhe veprimet e forcave të armatosura, shpërdorimet eventuale të detyrës zyrtare, dhënies së paautorizuar të informatave dhe të dhënave të dëshmitarëve dhe veprave të tjera.

PSP në rast se kërkon ndonjë lëndë nga Prokuroria e Rregull për të vërtetuar nëse është në kompetencë të saj, Prokuroria obligohet që në afat prej tetë ditësh tia dorëzojë lëndën.

Kryeprokurori i PSP-së do të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik, me mandat prej pesë vitesh, dhe metoda e njëjtë e emërimit do të shkojë edhe për prokurorët e punësuar në PSP.

Në rast se Prokuroria Speciale ndonjëherë shfuqizohet, atëherë kryeprokurori i PSP-së do të duhet të sistemohet në Prokurorinë e Rregullt Publike në Shkup, ndërsa prokurorët e tjerë, në Prokuroritë e larta. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.