Lavrov: SHBA ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë

Rusia vazhdon ta kundërshtojë hapur Marrëveshjen e Prespës. Në vigjilje të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Moskë, krye-diplomati rus, Sergei Llavrov thotë se SHBA- po nxit finalizimin e procesit të Marrëveshjes në fjalë, në mënyrë Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.

Siç dihet, referendumi dështoi. Në këtë situatë, ndryshimet kushtetuese u vendosën në Parlament, më 19 tetor, kur anëtarët e Parlamentit u shantazhuan dhe u korruptuan, përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga diplomatët e huaj, duke përfshirë Ambasadorin e SHBA-ve. Tani po bëhen përpjekje intensive për ta finalizuar procesin deri në fillim të vitit 2019. Ky nxitim i shërben vetëm qëllimit të Uashingtonit, për ta pranuar urgjentisht Shkupin në NATO”- pohoi Sergei Llavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Këto komente Llavrov i bëri në intervistë për të përditshmen greke, Iefimerida ndërkohë që kryeministri grek, Aleksis Cipras ndodhet për vizitë zyrtare në Moskë. Ndërkohë nuk pushojnë reagimet pas deklaratës së Zaevit se gjuha maqedonase duhet të mësohet edhe në Greqi. Pretendimet e papërgjegjshme dhe provokative të Zaevit sipas Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos dëshmojnë se Shkupi nuk është gati të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare. Për të, Marrëveshja e Prespës është praktikisht e vdekur. Sipas mediave greke, deklarata e Zaevit e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e partive tjera opozitare si Potami, ndaj nuk dihet nëse të njëjtat do ta votojnë marrëveshjen kur ajo të ndodhet para deputetëve grekë. Analistët politikë vlerësojnë se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Athinës, mund t’i përshpejtojë zgjedhjet, madje para muajit maj.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.