Kapet 1 kg koka.inë në çantë Guçi, katër të kapur në Tiranë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasditen e kësaj të premteje, pasi u është gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike.

Ndalimi i tyre është bërë në sajë të operacionit të koduar “FLEX”, ku pas kontrollit të ushtruar është gjetur 1 kg brenda një çante ‘Guçi’.

Sipas policisë në prangat e policisë kanë rënë shtetasit; Julian Zela, 36 vjeç, Sajmir Hoxha 44 vjeç, Besnik Mansaku 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli 36 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve në rrugën “Janko Theodhosi”, ku gjatë kontrollit të shtuar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.

Në këtë operacion është sekuestruar në total 1 kg lëndë narkotike, mjet prerës, 4 aparate celular dhe pranga.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.