Grubi për VOA: Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese, katastrofik për të ardhmen e Maqedonisë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese që lidhen me ndryshimin e emrit, është me rëndësi kritike për të ardhmen e vendit. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Grubi shprehu shqetësimin për mundësinë e mosplotësimit të dy të tretave të nevojshme dhe tha se shumica e konsideron amnistinë për disa nga personat e përfshirë në ngjarjet e dhunshme të parlamentit si një mundësi nëse do të siguronte votat e mjaftueshme. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci këtu në Uashington, zoti Grubi kritikoi partitë opozitare shqiptare lidhur me kërkesat e përfshirjes së shqiptarëve në preambul dhe për çështjen e gjuhës:

Zëri i Amerikës: Zoti Grubi, duket se së fundmi shifrat në parlament sikur nuk po bëhen të mjaftueshme lidhur me ndryshimet kushtetuese. Si qëndron çështja e dy të tretës së votave? Sa shpresa keni dhe sa të shqetësuar jeni për mundësinë e mosarritjes së kësaj shumice të nevojshme?

Artan Grubi: Më 19 tetor ishte shumë e vështirë që të sigurohen tetëdhjetë vota dhe të gjithë ne që ishim në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, por edhe të gjithë qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar e dinë se si ndjeheshin gjatë gjithë asaj dite deri në ora nëntë të mbrëmjes kur arritëm t’i sigurojmë 80 vota për ta

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.