Avokatja Artene Iseini u dërgon letër të hapur institucioneve për “Grupin e Kumanovës”

Letër e hapur drejtuar instuticioneve kompetente shtetërore nga avokate Artene Iseini mbrojtës juridik i Genc Sefa, Ardian Bujari, Sami Ukshini, Lendrit Rustemaj dhe Bek Bajraj të dënuar në shkallë të parë me vendim jo të plotfuqishëm.

Të nderuar,

dua t`ju vë në dijeni se, me datë 02. 11. 2017 Gjykata Themelore Shkupi I – Shkup në shkallë të parë të lartpërmendurve u ka shqiptuar dënime nga 20vjet heqje lirije deri në burg të përjetshëm. Në afatin e paraparë ligjor kemi bë ankimim të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Të gjithë të dënuarit e lartpërmendur kanë parashtruar kërkesë per transferim nga Qendra e paraburgimit Shkup – Shutke në Burgun e Idrizovës për vuajtje te denimit para plotfuqishmërisë të vendimeve.

Gjykatësi gjykues nga Gjykata Themelore Shkupi I-Shkup të gjithë të dënuarve që kanë parashtruar kërkesë individuale për transferim në Burgun e Idrizovës ne baze te nenit 176 al.6 te LPP në muajin Korrik 2018 ua ka pranuar dhe miratuar kërkesën për transferim te menjehershem ne burgun e Idrizoves , duke sjellë Vendime pozitive per transferim.

Gjykatësi për Ekzekutimin e Sanksioneve nga Gjykata Themelore Shkup I- Shkup dhe Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve nga Ministria e Drejtësisë si institucione përgjegjëse për ekzekutimin e sanksioneve dhe Drejtoria e Qendrës së paraburgimit –Shutka padrejtësisht dhe kundërligjshëm nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës për transferim, edhe përkundër afateve të parapara me ligj, gjë që është tërësisht e papranueshme dhe që mbartë përgjegjësi penale për gjithë personat zyrtarë, që abuzojnë dhe shkelin të drejtat e garantuara me ligj ndaj të dënuarve.

Ligji për ekzekutimin e sanksioneve neni 7, neni 83 pika 4, neni 85, qartë definojnë, që procedura e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës për transferim të të dënuarve është urgjente dhe në afat maksimal 8 ditorë, detyrimisht të dënuarit të transferohen.

Pas moszbatimit të ligjit dhe mosrespektimit të vendimit gjyqësor ne si mbrojtje juridike pas shumë urgjencave gojore të pasuksesshme, me datë 16. 11. 2018 kemi nisur urgjencë me shkrim deri te
Kryetari i Gjykatës Shkup I- Shkup, Ivan Xholev, deri te
gjykatësi Goran Boshevski, deri te
drejtori i QP Shutka, deri te
Drejtoria e ekzekutimit të Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga instuticionet kompetente të lartpërmendura.

Të nderuar,
Ju njoftojë, që duke filluar nga e hëna, më 03. 12. 2018 të gjithë të dënuarit e lartpërmendur janë futur në
GREVË URIE për këto arsye

– Stop zvarritjes së transferimit
– Stop zvarritjes së procedurës në Gjykatën e Apelit pas ankimimit
– Stop diskriminimit ndaj të dënuarve të rastit Kumanova
– Stop drejtësisë selektive
– Stop oportunizmit politik, racor e fetar
– Stop heshtjes për zbulimin e të vërtetës për rastin Kumanova
– Stop privimit të takimit të familjarëve në kushte normale
– Hetim ndërkombëtar i Rastit Kumanova

Kërkojmë nga titullarët e lartpërmendur, që të ndërhynë urgjentisht në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave që bartin instuticionet, që ata i përfaqësojnë, në zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës së R. së Maqedonisë, Konventave ndërkombëtare të nënshkruara dhe ratifikuara nga R. e Maqedonisë,
që të evitojmë humbjen e jetëve të njerëzve me faj të Shtetit dhe të dëshmojnë një funksionim të Shtetit të së Drejtës dhe sistemit juridik.

Grevistët janë në gjendje alarmante shëndetësore. Ata nuk pranojnë asnjë lloj ushqimi. Bazuar në rreziqet për jetë nga mosmarrja e ushqimeve kërkojmë, që ekip i specializuar i mjekëve të bëj kontrollin dhe të japë ndihmesën mjekësore. E ritheksoj se duhet urgjentisht të intervenohet me mjete demokratike dhe ligjore në zgjidhjen e kësaj çështje sa senzitive aq edhe relevante për sigurinë e përgjithshme të shoqërisë dhe Shtetit.

PS. Për njoftim
Ambasadave, të SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Holandës, Francës, Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Austrisë dhe Suedisë.
Avokatit të Popullit, z. Ixhet Mehmeti
Komitetit të Helsinkit dhe gjithë organizatave ndërkombëtare prezent në R. e Maqedonisë

Kjo letër është dërguar deri tek:
Drejtorin e ekzekutimit të sanksioneve z. Jovica Stojanoviq
Kryetarit të Gjykatës themelore Shkupi I- Shkup z. Ivan Xholev
Ministrin e Drejtësisë znj. Renata Deskoska
Kryetarin e Parlamentit z. Talat Xhaferi
Presidentit të Shtetit z. Gorge Ivanov

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.