Vuçiq: Kaçaniku mund të jetë një fshat i mrekullueshëm serb, por atje jetojnë shumë pjesëtarë të ISIS-it

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për tv pink ka folur për gjendjen në Kosovë dhe aktiviteteve rreth saj që po zhvillohen në Beograd.

“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës se sa kudo tjetër në botë”, tha ai dhe pyeti:

Sa nga ju jeni të gatshëm t’i dërgoni fëmijët për të luftuar me ta?

“Ne në Kosovë jemi diku 5-6 për qind, ndërsa në jug të lumit Ibër rreth 2 për qind. Për këtë jemi fajtor edhe ne,e dhe për shkak të gjitha gjërave që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, por edhe për shkak se pas kësaj nuk kemi luftuar për popullin tonë. Vetëm se jemi dhënë pas rezolutave dhe e kemi hequr nga Kombet e Bashkuara … Këto gabime duhet t’i kuptojnë njerëzit , gabime gjithmonë paguhen gjatë historisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net .

Ai ka shtuar se as Gjermania nuk mund ta kërkojë Kaliningradi, që ka qenë Keninzberg gjerman, e po ashtu as Strasbourgun, sinonim i Goethes, që tash është në Francë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.