Publikohet fotografia e fundit e Nikolla Gruevskit para ikjes në Hungari (FOTO)

Redaksia e televizionit maqedonas 1TV ka publikuar një foto ekskluzive të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, e shkrepur dy ditë para arratisjes në Hungari, transmeton Gazeta Lajm. Fotografia është dërguar nga një shikues anonim thuhet në shkrimin e shkurt të televizionit 1TV që e shoqëron fotografinë.

Më tej në shkrim thuhet se, sipas personit që ka dërguar foton, Gruevski ka qenë i shoqëruar nga vëllai i Aleksandar Vasilevskit, i njohur si Ninxha, njëri nga dëshmitarët kryesor për ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

Personi që ka dërguar foton, sipas 1TV-së pohon se e njëjta është shkrepur vetëm dy ditë para arratisjes së Gruevskit nga Maqedonia. Vëllai i “Ninxhës”, është truproja e Gruevskit, me të cilin në ditën kritike, 27 prill 2017 ish kryeministri ndodhej në Vjenë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.