Niveli i papunësisë te të rinjtë në Maqedoni arrin në 40 për qind

Zëri i të rinjve ende nuk po dëgjohet në Maqedoni. Sipas një hulumtimi të një grupi të organizatave për Ballkanik Perëndimor, të rinjtë në institucionet shtetërore në vend përfaqësohen me vetëm 4 %, për dallim nga vendet e BE-së, ku kjo shifër arrin mbi 33 %.

“Indeksi që është shtjelluar në kuadër të këtij projekti tregon se në 2-3 vitet e fundit në Maqedoni të rinjtë janë të harruar, shumë vështirë qasen deri tek institucionet dhe sa më shumë vendosin të largohen nga vendi”, deklaroi Marjan Ickoski, Mlladiinfo Internacional.

Përfaqësuesi i qeverisë Gjorgji Tasev tha se qeveria po mundohet me çdo mënyrë të mbaj rininë në vend duke shtuar se në fazë finale është përgatitja e draft tekstit për ligjin për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve.

“Ne si qeveri mbetemi të përkushtuar në vizionin e të rinjve dhe i mbështesim në çdo aspekt. Pikërisht ambiciet e tyre për ti shpërndarë vlerat e reja mund të jenë kontribut drejt Evropës”, tha Gjorgji Tasev përfaqësues i qeverisë.

Niveli i të rinjve të papunësuar në Maqedoni në vitin 2017 ishte më i larti prej vendeve të Ballkanit me 39.2%.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.