Ligji për pajtim nuk do të jetë gati as këtë javë

Ndonëse ishte paralajmëruar se deri nesër trupi për pajtim, integrim dhe reforma do të shpalosë zgjidhjen ligjore për pajtim, kjo gjë nuk do të ndodhë. Përfaqësuesit e grupit të pajtimit për Alsat thanë se presin që korniza ligjore të jetë gati javën e ardhshme, mbi të cilën kornizë pastaj të mund të debatohet. Megjithatë ata nuk ia kanë idenë qoftë as se si do të quhet ligji, me pretendimin se emri i ligjit do të lidhet me qëllimin që ka i njëjti; nuk japin detaje rreth përmbajtjes së ligjit, me arsyetimin se nuk ka akoma asgjë për t’u komunikuar. Gjithsesi, sipas paralajmërimeve të deritanishme ligji do të paraqesë marrëveshjen politike për amnistinë e të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm në Kuvend, madje duke mos u përjashtuar mundësia e faljes së të njëjtëve para se të mbarojë procesi gjyqësor. Në listën e personave që do të falen nuk pritet të jenë organizatorët e dhunës.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.