KOCIAS: NËSE DO TË ISHA NË PUSHTET DO T’IA “TËRHQIJA VESHËT” ZAEVIT

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias ka folur sot për politikat e kryeministrit Zoran Zaev. “Zaevit do t’ja tërhiqja veshin në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimici. Nimic u aktivizua dhe mirë bëri dhe e përkujtoi se shkel dy pika nga Marrëveshja e përkohshme dhe nga Marrëveshja e Prespës”, tha Kocias, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të bënte nëse ishte ende ministër, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina. Ai shtoi se dy punë janë të rëndësishme në Marrëveshjen nga Prespa dhe e lexoi nenin nga marrëveshja se asnjë nga vendet nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.