Ambasadori i ri amerikan: Krijimi i ushtrisë, hap pozitiv për Kosovën

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.
Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për RTK se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”.

Kosnett ka ritheksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.