Ahmeti – Zhbogar: Përgjegjësia për suksesin e procesit ju takon të gjithëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar folën për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.

Kryetari Ahmeti theksoi para ambasadorit Zhbogar shqetësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.

Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë.

Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë EuroAtlantike.

Lideri Ahmeti prandaj theksoi përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo indiividi për të siguruar suksesin e procesit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth reformave sistemore dhe pajtimit si procese të ndërlidhura.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.