Mashtron për bamirësi! Kujdes nga ky person!

Pas denoncimit në Pa Censurë, se shoqata me emër ‘Dora Bamirëse’ është një shoqatë fiktive, manipuluese vazhdohet të mos merren masa për udhëheqësin e saj, ku si pasojë deri më tani ka manipuluar një numër të madh të qytetarëve!

Shoqata në fjalë i fton njerëzit të ndihmojnë familjet në nevojë, ku për të njëjtat ndihma nuk ka asnjë evidencë të mëtejshme! Pre e manipulimit nga kjo shoqatë jamë shumë qytetarë dhe atë në forma të ndryshme, disa nga to kanë nënshkruar kontrata fiktive për punësim jashtë vendit, të tjerë për ndihma dhe manipulime tjera të ngjashme!

Edhe pas denoncimit në polici, shoqata në fjalë vazhdon manipulimin e njerëze me dokumentacione fiktive, teksa deri më tani për të njëjtin rast ende nuk janë ndërmarrë masa!

Së fundmi kanë reaguar edhe në facebook qytetarë të ndryshëm të cilët kanë rënë pre e mashtrimit!

http://www.pacensure.com/2018/04/14/si-u-mashtrua-i-riu-ne-emer-te-nje-shoqate-bamiresie-foto-fakte/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.