Komandant Malisheva ka dy fjalë për të thënë, paralajmëron….

Muhamet Andi Krasniqi-Komandant Malisheva nga pjesa e Grupit të Kumanovës që gjendet në burgun e Idrizovës, ka dërguar një Letër Publike.Përmes kësaj letre, ai paralajmëron se në rast se nuk plotësohen kërkesat e bashkëluftëtarëve të tyre që janë futur në grevë urie në burgun e Shutkës, greva do të zgjerohet edhe në burgun e Idrizovës.

“Më mirë do vdesim siç na ka hije se sa të pranojmë poshtërimet”, thotë mes tjerash ai në këtë letër publike.

Ja çfarë shkruan Malisheva:

“Nëse nuk merren masa për kërkesat e Grupit të ndarë në Burgun e Shutkës edhe ne, pjesa tjetër që jemi në burgun e Idrizovës do t’i bashkangjitemi grevës së urisë. E para ne kërkojmë drejtësi në një shtet ku nuk ka. E dyta ky shtet na solli këu për të na vra, për të na zhdukur, prandaj akoma na torturojnë në mënyra të ndryshme. E treta: u tregojmë të gjithë Shqiptarëve se më mirë do vdesim siç na ka hije se sa të pranojmë poshtërimet e këtyre idiotëve”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.